Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë kreu i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku

19 Nëntor 2020 | 08:25

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të zyrtarëve të policisë ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në Policinë e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Sipas KJV, Rrumbullaku rezultoi i pastër në të tria shtyllat e vlerësimit; atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Një ditë më parë Rrumbullaku sqaroi para KJV disa foto të  publikuara gjerësisht në media në vitin 2013, pas denoncimeve të bëra asokohe nga deputeti socialist Saimir Tahiri. Fotot tregojnë Rrumbullakun së bashku me kolegët e tij Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj e Nikol Bala në një drekë bashkë me Arben Frrokun, ky i akuzuar asokohe për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Rrumbullaku tha se fotot janë bërë në vitin 2011, se ato i ka postuar në Facebook më 24 prill të atij viti dhe se takimi ka qenë rastësor pas shërbimit me kolegët e tij.

Falë edhe të dhënave të përcjella nga prokuroria dhe policia, kreu i SHÇBA arriti t’i bindë anëtarët e Komisionit se takimi i përcjellë në fotot në fjalë ka qenë rastësor. 

 

Lexoni gjithashtu:

Vetingu në polici, Muhamet Rrumbullaku sqaron fotot me Arben Frrokun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026