Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë Pëllumb Seferi

3 Dhjetor 2020 | 08:41

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë, Pëllumb Seferin, i cili mban postin e drejtorit të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

Për Seferin në seancën e parë dëgjimore trupa gjykuese konstatoi probleme në pasuri, megjithatë ky fakt nuk ndikoi në vendimin e komisionit për ta konfirmuar në detyrë. Ndërkaq në dy kriteret e tjera të vlerësimit atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale ai rezultoi pa probleme.

Zyrtarit të policisë që mban gradën drejtues i lartë komisioni i konstatoi problem në dy pasuri, konkretisht në një banesë 1+1 që kishte blerë në vitin 2003, për të cilat Seferi kishte deklaruar se e kishte blerë me para të fituara nga bursa gjatë kohës që ishte me studime në Itali dhe hua nga kunati si dhe një tjetër banese 2+1 që ishte blerë nga shitja e shtëpisë së mëparshme.

Për këto pasuri komisioni konstatoi se mungonin dokumentet që vërtetonin përfitimin e parave nga bursa si dhe vërtetimin për burimin e ligjshëm të parave të kunatit.

Pëllumb Seferi është zyrtari i 31 që i nënshtrohet procesit të vettigut. Ai u emërua në krye të Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në gusht të vitit 2020 ndërsa më herët ka mbajtur postin e  shefit të kabinetit të drejtorisë së përgjithshëm të policisë dhe zyrës së Interpol Tirana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026