Vetingu, shkarkohet gjyqtari Ramazan Avdiu, konfirmohet prokurori Albert Murçaj

6 Maj 2021 | 10:39

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) të zyrtarëve të drejtësisë vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Ramazan Avdiu ndërsa ka konfirmuar në detyrë prokurorin Albert Murçaj.

Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan prej vitit 2008, nuk arriti ta bindë trupën gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari për të ardhurat financiare.

Çështja e tij qe rishikuar më parë në muajin prill dhe Avdiu kishte kërkuar çelje sërish të shqyrtimeve të deklaratave të pasurisë duke pretenduar për një gabim në analiza në lidhje me kthimin e disa huamarrjeve. Avdiu ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1995.

Ndryshe nga gjyqtari i Elbasanit, KPK konfirmoi në detyrë prokurorin e Tiranës Albert Murçajn, i cili në tre kriteret e vlerësimit, në kriterin profesional, të pastërtisë së figurës dhe të ardhurave financiare rezultoi pa probleme.

Murçaj është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 2010 ku fillimisht ka punuar në Durrës më pas në Tropojë, Pukë dhe Shkodër për të vijuar së fundmi në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026