Vetoja bullgare, ministri i Jashtëm i RMV: Evropa pa Ballkanin Perëndimor s’është e kompletuar
Ashtu siç pritej, Bullgaria sërish përdori veton kundër Maqedonisë së Veriut sot në Samitin e BE-së në Luksemburg.
Sofja zyrtare nuk heq dorë nga kërkesat e saj dhe nuk dëshiron t’i trajtojë ata ndaras nga bisedimet për integrimin e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Jashtme bullgare tha se pret që qeveria e RMV-së të zbatojë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe të përmbushë premtimet e bëra javën e kaluar, gjatë takimit të kryeministrave në Sofje.
“Bullgaria vazhdon konsultimet kërkimore me Shkupin në zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë. Ne po afrohemi në mënyrë konstruktive dhe me vullnet të mirë, por presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë në praktikë të zbatojë angazhimet e ndërmarra në një nivel të lartë më 17 qershor 2021 në Sofje, të cilat do të na lejojnë të lëvizim në një drejtim pozitiv”, thekson Ministria e Jashtme e Bullgarisë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani tha sot se vendi nuk ka alternativë tjetër dhe do të punojë me Bullgarinë për të gjetur zgjidhjen.
“Qytetarët presin diçka konkrete, presin rezultate konkrete për anëtarësim në BE. Ne nuk kemi alternative tjetër. Ne jemi në zemër të Evropës dhe nuk kemi ku shkojmë tjetër. Evropa pa Ballkanin Perëndimor nuk është e kompletuar. Na vjen mirë që 26 vendet anëtare kanë konsensus në këtë drejtim, po punojmë edhe me Bullgarinë që të arrijmë deri tek zgjidhja”, tha ai.
Kjo është hera e dytë që Bullgaria përdor veton për të bllokuar përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Sofja ka kërkesa konkrete që kontestojnë historinë dhe gjuhën maqedonase. Për shkak të zgjedhjeve në Bullgari, të cilat nuk prodhuan qeveri politike, Shkupi e kishte të vështirë negociimin me qeverinë teknike kalimtare bullgare.
Tashmë janë caktuar zgjedhje të reja parlamentare më 11 korrik dhe Maqedonia e Veriut shpreson që me qeverinë e re bullgare të gjejë marrëveshjen para Samitit të ardhshëm të BE-së në tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta