Vettingu në Polici, shkarkohet shefi i sigurisë Edmond Papa

28 Shtator 2020 | 10:31

Vetingu në polici largon nga sistemi shefin e sektorit të sigurisë së personelit në shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Edmond Papa i cili u shkarkua nga detyra nga komisioni i jashtëm i vlerësimit është zyrtari i dytë që largohet nga radhët e uniformave blu ndërsa deri tani për 21 drejtues të tjerë të nivelit të lartë, KJV-ja ka dhënë vendime pozitive.

Ligji për vetingun në polici është ndryshuar 2 herë nga mazhoranCa pas pakënaqësive për ecurinë e ngadaltë të procesit.

Ky proces pritet të kalojë në “filtër” të gjithë zyrtarët e policisë në mënyrë që ky institucion të pastrohet nga emra, të cilët rezultojnë me probleme mbi kriteret e pasurisë, moralit dhe përgatitjen e tyre profesionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026