Videokonferencë me “Venecian”, PD dhe Presidenca parashtrojnë qëndrimet e tyre për Kushtetutën
Komisioni i Venecias ka nisur turin e takimeve virtuale me institucionet shqiptare mbi dy kërkesat e Presidentit Ilir Meta i cili ka kërkuar verifikimin e standardeve ligjore të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në 30 korrik dhe të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të miratuar pa konsesusin e këshillit politik.
Takimet kanë nisur me përfaqësuesit e Presidencës, të cilët kanë parashtruar qëndrimet e tyre mbi kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias ndërsa ditën e sotme në takimi online ka qenë me Partinë Demokratike.
Kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi dhanë qëndrimet e tyre mbi ndryshimet e miratuara nga ana e maxhorancës ku “kali i betejës” duket se është ndryshimi i rregullave të lojës në një kohë kur ka nisur përgatitja e zgjedhjeve, duke përfshirë këtu edhe heqjen e koalicioneve. Edhe partia e dytë e opozitës, Lëvizja Socialiste për Integrim dha qëndrimet e saj sa i takon këtyre ndryshimeve.
Komisioni i Venecias pritet të administrojë qëndrimet e të gjitha palëve përpara se sa të dalë me një opinion final, i cili do të shqyrtohet në seancën plenare të datës 11 dhe 12 dhjetor.
Lexoni gjithashtu:
Kodi Zgjedhor, Balla: PD të heqë dorë nga modelet për të bllokuar zgjedhjet
Kodi Zgjedhor, Komisioneri Varhelyi i kërkon sërish Ramës të presë opinionin e Venecias
Mazhoranca “rrëzon” këshillën e Varhelyi, Kodi Zgjedhor votohet të enjten
Kodi Zgjedhor, Rama: Parlamenti do të ri-shprehet pa humbur kohë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta