VIDEO/ Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është paraqitja e tij e parë për muajin shkurt.
Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka cënuar sistemin e drejtësisë duke paguar sipas tij, 7 mijë euro kreun e SPAK. Ai e cilësoi kreun e SPAK një mercenar për të bërë gjuetinë ndaj kundërshtarëve politikë.
Berisha theksoi gjithashtu se rregullimin përfundimtar duhet ta bëjë sërish ekzekutivi, por shkeljet e kryera nga Rama ndaj ligjit nuk mund të injorohen.
“Edi Rama ka shkelmuar me dy këmbët e tij ligjin. I ka vu mercenarit të SKAPI-t rrogën 7 mijë euro. Një delinkuenti, se kjo tribunë këtu do të vazhdojë, vetëm kini durim. Një delinkuenti i ka vënë rrugën 7 mijë euro. Atëherë çdo gjykatës i lartë, çdo gjykatës Kushtetues, Prokurori e Përgjithshme kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar nga qeveria në vendimin e saj.
Nuk them ta rregullojë, nuk mund të them sepse duhet një ekspertizë më e thellë ligjore. Por ka të drejtë ta rrëzojë, absolutisht po. Rregullimin mendoj unë duhet ta bëjë përsëri ekzekutivi, sepse është një kompetencë shumë ekskluzive e ekzekutivit.
Por gjykata për mendimin tim, kur ajo ndërtohet mbi bazë xhepi dhe jo ligji, mbi bazë interesi, të paguaj unë një mercenarë që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë, atëherë ata kanë të drejtë. Dua të jem i drejtë me ta. Të gjitha këto do ti merrni me shkrim, do të ua shpërndajë zyra”, tha ai.
Berisha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet ndaj tij janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Berisha e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke i cilësuar ato politike. Avokatët e tij kërkojnë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar mungesën e provave.
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre
- 19:30 PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve
- 19:16 Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
- 18:56 SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin