VIDEO/ Goditet grupi kriminal shqiptar në Spanjë, sekuestrohen euro, ora dhe një automjet

27 Shkurt 2026 | 10:08

Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar i cili dyshohet se kryente vjedhje me armë zjarri dhe dhunë ekstreme, duke synuar para dhe sende me vlerë në banesa në Spanjë. Goditja e këtij grupi u realizua edhe me ndihmën e Policisë Shqiptare, e cila kontribuoi për zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”.

Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar 5 pjesëtarë të grupit, nga të cilët 4 janë shtetas shqiptarë. Gjithashtu janë sekuestruar 10,590 euro, 4 orë dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet.

Për zhvillimin e operacionit, Njësia për Krimet Shëtitëse “Antiskifter” në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar bashkëpunoi ngushtë për rreth 2 vjet me homologët spanjollë, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, në muajin janar 2026, Policia e Lezhës finalizoi operacionin e koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e grupit kriminal, shtetasi A. I.

Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi ose përdorim të pjesëtarëve të grupit.

Vijon bashkëpunimi me homologët spanjollë për kapjen e dy pjesëtarëve të tjerë të grupit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026