VIDEO| I dehur në timon, ish-ylli i futbollit anglez përfundon me makinë në dyqan

19 Prill 2023 | 11:12

Mediat angleze kanë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur ish-ylli i Premierligës, Danny Graham, përplaset me Land Rover-in e tij me një dyqan Co-op në Teesside.

Pamjet tregojnë sulmuesin në pension, i cili luajti për skuadra duke përfshirë Sëansea, Sunderland, Middlesborough dhe Blackburn Rovers, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke përfunduar në ambientet e brendshme të një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022. 37-vjeçari kishte qenë duke pirë me një mikun e tij dhe pas aksidentit u zbulua se kishte 230 mg alkool për 100 ml gjak – pothuajse tre herë më shumë se kufiri ligjor prej 80 mg.

Ish-futbollisti, i martuar, baba i tre fëmijëve, u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Teesside javën e kaluar, ku pranoi akuzën për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Atij iu hoq leja e drejtimit për një periudhë 2-vjeçare dhe iu dha një dënim 12-mujor me punë në komunitet, ku duhet të kryejë 180 orë punë pa pagesë.

Grahamit iu dha gjithashtu një ndalim 90-ditor i përdorimit të alkoolit, i cili do të monitorohet nga një komision etike.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026