VIDEO l Shembet me 130 kg eksploziv pallati 14-katësh në Durrës

3 Tetor 2020 | 16:14

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur të shtunën pasdite, me shpërthim të kontrolluar, një objekt (pallat) 14-katësh në Durrës. Pallati u spostua gjatë tërmetit të nëntorit të kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Në trupin e objektit u hapën 5 mijë furnela (vrima) për realizimin e shpërthimit dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Shpërthimi i fortë përveç panikut tek qytetarët, ka ngritur dhe një re të madhe pluhuri dhe tymi që mbuloi një perimetër të gjerë rreth pallatit të shembur.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brendshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026