VIDEO/ Me thirrjet “Allahu Akbar”, pasagjeri kërcënon për bombë në avion

28 Korrik 2025 | 09:27

Një incident serioz ndodhi gjatë fluturimit easyJet 609, që ishte nisur nga Lutoni drejt Belfastit, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Glasgow për shkak të një kërcënimi për bombë.

Një pasagjer pretendoi se kishte një bombë në bord, duke bërtitur “Allahu Akbar” ndërsa përmendi edhe emrin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndodhej të dielën në Skoci për një vizitë jozyrtare.

Ishin dy burra që po udhëtonin në të njëjtin avion që ndërhynë menjëherë, duke e neutralizuar personin dhe duke e mbajtur të shtrirë në dysheme.

Forcat e sigurisë morën kontrollin e situatës sapo avioni preku tokën në Glasgow.

Policia e Skocisë konfirmoi më pas se nuk u gjet asnjë lëndë shpërthyese në bord dhe se personi i ndaluar ka vepruar i vetëm.

Motivi i veprimeve të tij mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe gjendjen e tij mendore.

Fluturimi u anulua dhe pasagjerët u riakomoduan në udhëtime të tjera. Incidenti ndodhi në një moment të rritur kujdesi për sigurinë në Skoci, për shkak të pranisë së ish-presidentit Trump në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
19:13 | 23/07/2026