VIDEO/ Mot i keq në vend, dëmtohet sinjalistika detare në portin e Durrësit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Janar 2026 | 14:20

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit, ka dëmtuar sinjalistikën detare në portin e Durrësit.

Si pasojë e dallgëve të forta dhe erës së fuqishme, është shkëputur një nga fenerët hyrës në portin e Durrësit, duke përfunduar pranë bregdetit të Currilave.

Sakaq, për shkak të kohës së keqe, është ndryshuar itinerari i lundrimeve të trageteve Durrës-Bari. Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese. Autoriteti Portual Durrës informon se do të vijoj monitorimi i situatës meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare.

Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026