VIDEO/ Një nga pikturat më të famshme në botë vandalizohet nga dy adoleshente

14 Tetor 2022 | 16:05

Situata e tensionuar në Mbretërinë e Bashkuar ka kulmuar ditën e sotme, kur dy vajza të reja kanë hedhur një kanaçe supë me domate në një nga pikturat më të  famshme të Van Gogh ‘Lulet e Diellit’ që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Londrës.

Protestuesit e ‘Just Stop Oil’ / ‘Thjesht Stop Naftës’ njihen si një grup aktivistësh që mbrojnë ambientin dhe bëjnë thirrje kundër aktiviteteve njerëzore që mund të ndikojnë në ndryshimin e klimës.

Pak pas orës 11:00 ditën e stome, përpara se të bënin këtë akt vandal, dy aktivistet thuhet se hoqën xhaketat e tyre për të zbuluar bluzat me mbishkrimin ‘Just Stop Oil’.

“Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta? Arti apo planeti? ” tha Phoebe Plummer, një nga aktivistët, 21 vjeç, nga Londra.

Ajo shoqërohej nga 20-vjeçarja Anna Holland, nga Newcastle. “A vlen më shumë se ushqimi? Më shumë se drejtësia?”

“Jeni më shumë të shqetësuar për mbrojtjen e një pikture apo për mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë? Kriza e kostos së jetesës është pjesë e kostos së krizës së naftës, karburanti është i papërballueshëm për miliona familje që kanë ftohtë dhe janë të uritura. Ata nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë.” – shtuan ato.

Stafi i Galerisë Kombëtare kanë pastruar shpejt dhomën dhe vajzat janë arrestuar menjëherë nga policia londineze.

Gjatë dy javëve të fundit, grupi ka organizuar protesta duke u ulur në rrugët e Londrës qendrore, duke zemëruar shoferët dhe udhëtarët, por veprimi i së premtes duket se i ka përshkallëzuar taktikave e tyre.

Kalimtarët në Galerinë Kombëtare kanë mbetur të shtangur. Disa prej tyre e kanë kuptuar kauzën e tyre, ndërsa të tjerë nuk e kanë pranuar dot që një vepër e këtij kalibri për historinë e artit të shkatërrohet, edhe në emër të një kauze të tillë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026