VIDEO| Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, policia ndërhyrje speciale

19 Shtator 2022 | 22:58

400 agjentë të Gardës Civile në Ibiza, Malaga, Barcelona dhe Tenerife kanë marrë pjesë në operacionin e koduar “Dragon Ball”.

Policia ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me trafik droge në Spanjë. Ndërhyrja është bërë me pajisje të sofistikuara dhe është ndarë në dy faza, më 13 dhe 17 shtator.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, armë zjarri, sasi të mëdha parash dhe dokumente që mund të lidhen me pastrim parash nga veprimtari kriminale.

Bashkë me grupin shqiptar është goditur dhe një grup italian i lidhur me “Ndranghetën”, shkruajnë mediat e huaja.

Droga e sekuestruar arrin në 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi, me 600 bimë marihuanë, sasi të konsiderueshme substancash të tjera dhe mjete peshimi. Gjithashtu janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para cash dhe 23 automjete të tipit të lartë.

Janë bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona të përdorura për pastrim parash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026