VIDEO| Sulmi ndaj festivalit në Izrael, familjarët e të humburve: Jetojmë në ankth
Prindërit e të rinjve që janë shpallur të humbur pas sulmit të lëvizjes Hamas ndaj një festivali muzikor në Izrael kanë shprehur shqetësimin teksa janë në pritje të lajmeve.
Festivali “Tribuja e Novës” u mbajt në një distancë të afërt nga Gaza dhe rreth 260 persona u vranë kur luftëtarët e armatosur hapën zjarr ndaj publikut.
“Teksa po flisja në telefon me vajzat e mia, dëgjova zëra në arabisht. U thash vajzave, shtrihuni në tokë pranë njëra-tjetrës dhe qëndroni me duart e shtrënguara. Mos u ndjeni fare. Nuk ishte e lehtë. Qëndrova me to në telefon për thuajse 30 minuta”, deklaroi Uri David, baba i dy fëmijëve.
Merav Leshem Gonen, nënë e një vajze u shpreh: “Ajo po fliste me mua dhe më kërkoi ndihmë. Nuk dimë çfarë të bëjmë! Në telefon i thash se e dua shumë dhe se do të gjenim një mënyrë për ta nxjerrë prej andej, se do të dërgonim njerëz që t’i ndihmonim. Por e di që gënjeva sepse nuk kishim asnjë informacion, askush nuk kishte një përgjigje”.
Një numër i konsiderueshëm personash të tjerë u rrëmbyen. Teksa operacioni për gjetjen e të humburve vazhdon, autoritetet druhen se bilanci i viktimave mund të rritet.
VIDEO| Sulmi ndaj festivalit në Izrael, familjarët e të humburve: Po jetojmë në ankth

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare