VIDEO| Tifozët kuqezi sfidojnë shiun në mbështetje të Kombëtares
Tifozët kuqezi kanë vërshuar rrugëve të kryeqytetit duke shprehur mbështetjen për Kombëtaren që do të luajë sot ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League mbrëmjen e sotme përballë Islandës, në orën 20:45 në “Air Albania”.
Edhe pse reshjet e shiut ishin intensive mbrëmjen e së martën në kryeqytet, kjo nuk i ka penguar tifozët të mbushin rrugët duke brohoritur për Kombëtaren.
Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Islandës, që do zhvillohet mbrëmjen e së martës, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë momentit të kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta