VIDEO/ Trump: Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij, ende e kujton shuplakën që i dha ajo
Presidenti amerikan, Donald Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë ka folur lidhur me homologun e tij francez, Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj luftës me Iranin.
Trump përsëriti se lufta do të vazhdojë për 2-3 javë të tjera. Duke iu referuar qëndrimit të aleatëve të SHBA-së në NATO, presidenti amerikan fillimisht tha se nuk kishim nevojë për ta, por ai u kërkoi ndihmë gjithsesi.
Ai shtoi se kontaktoi edhe Francën teksa më pas theksoi se Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij dhe se ende e kujton shuplakën që i dha ajo.
Presidenti amerikan po i referohej videos së majit 2025, në të cilën Brigitte Macron dukej duke e qëlluar presidentin francez pak para se të zbrisnin nga avioni presidencial në Vietnam.
“I thashë, Emmanuel, do të donim të kishim ndihmë në Gjirin Persik, edhe pse kemi një rekord të shkatërrimit të të këqijve dhe raketave balistike. Do të donim të kishim ndihmë. Nëse mundesh, a mund të dërgosh anije menjëherë?’ Ai më tha, ‘Jo jo jo, nuk mund ta bëjmë këtë, Donald. Mund ta bëjmë këtë pasi të fitohet lufta’, dhe unë i thashë, ‘Jo jo, nuk kam nevojë për të pasi të fitohet lufta, Emmanuel’”, tha Trump ndër të tjera.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë