VIDEO/ Vijon përmbytja në Durrës, gardianët shkojnë në punë me gomone

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
7 Janar 2026 | 09:31

Edhe këtë të mërkurë, gjendja e motit në Durrës vijon të jetë kritike. Situata vërehet veçanërisht në paraburgimin e qytetit, ku gjendja që nga dita e djeshme ka mbetur e pandryshuar. Pjesa më e madhe e qelive në katin e parë është e mbushur me ujë, dhe një pjesë e të burgosurve është transferuar në katin e dytë të godinës, mes tyre edhe ish-funksionarë të njohur publik.

Ajo që bie në sy sot është se hyrja në paraburgim nga gardianët dhe përfaqësues të tjerë të institucionit bëhet me mjete alternative, të detyruara nga kushtet e përmbytjes. Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet se gardianët hyjnë në ambientet e paraburgimit me gomone.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu,...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026