VIDEO| Vritet në restorant e dashura e “El patron”, lidhja me shqiptarët në Ekuador

30 Prill 2024 | 12:05

Ish-konkurrentja për Miss Ekuador, Landy Párraga Goyburo, u ekzekutua të dielën në një atentat mafioz, dy muaj pasi u zbulua se ka qenë në një lidhje me kriminelin famëkeq, Leandro Noreo.

Bosi i kokainës në Ekuador, i njohur ndryshe me nofkën “El patron”, u ekzekutua teksa vuante dënimin në burg në vitin 2022.

Emri i tij është aluduar nga mediat si personi i cili urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Guayaqil.

Vrasja e 23-vjeçares, u filmua nga kamerat e sigurisë së restorantit.

Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë dy persona të armatosur të cilët hyjnë në resorant, ndërsa Landy Párraga Goyburo, dhe një burrë tjetër po bisedonin duke qëndruar në këmbë.

Autori i afrohet me qetësi dhe e qëllon në befasi me disa plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Personi i dytë qëndon te porta e restorantit dhe pas kryerjes së krimit largohen me shpejtësi.

Párraga ishte një ish-konkurrente Miss Ekuadori, duke përfaqësuar provincën Los Ríos në vitin 2022.

Ajo kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Sipas El Comercio, edhe pse vetëm 23-vjeç, Párraga ishte pronare e një kompanie që importonte mallra shtëpiake dhe drejtonte linjën e saj të veshjeve sportive.

Në rrjetet e saj sociale ajo ndante shpesh jetën luksoze që bënte, mes udhëtimeve nëpër vende luksoze në botë.

Parranga u kthye në qendrën e vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Noreo dhe ekonomistit të tij, Chelive Angulo.

Bërja publike e bisedës bëri që të zbulohej për herë të parë në publik lidhja që ajo kishte me bosin e drogës tashmë të ekzekutuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026