Vidhnin llogaritë bankare përmes mashtrimit në rrjete sociale, 2 në pranga

17 Qershor 2022 | 12:31

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi vidhnin me anë të mashtrimit në rrjetet sociale llogaritë bankare të shtetasve të ndryshëm.

Nga hetimet disamujore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonin para, që t’ua rikthenin llogaritë e tyre.

Burime zyrtare nga policia thanë se gjatë operacionit “Hackers” u arrestuan shtetasit Liridon Peka, i cili administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura për përfitim, dhe shtetasi Pashuk Alia, që merte shumat e parave që dërgonin shtetasit që u ishin vjedhur llogaritë në rrjetet sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026