Vijon greva e operatorëve të transportit publik në Kosovë, kërkojnë subvencionim nga qeveria

21 Mars 2021 | 14:19

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik në Kosovë po vazhdon edhe sot.

Marshi-protestues me autobusë ka filluar në orën 10:00.

Ndërkohë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht para qeverisë, drejtues të Shoqatës së Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të bëjnë një paraqitje publike para mediave në shenjë proteste për mos-subvencionimin nga ana e qeverisë.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi për KosovaPress se nuk heqin dorë nga grevat dhe protesta deri në realizimin e marrëveshjes për subvencionim nga qeveria.

Prej të mërkurës, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka ndalur qarkullimin e autobusëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026