Vijon në rënie numri i rasteve me COVID-19, humbin jetën 9 persona
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 264 raste të reja me COVID-19 në 2092 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 9 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat,
14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë,
6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Statistika (05 Prill 2021)
Raste të reja ditore 264
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 255
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2092
Testime totale 572,719
Raste pozitive 126,795
Raste të shëruara 94,431
Raste Aktive 30,090
Humbje jete 2274
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21182
Fier 2582
Durrës 1262
Gjirokastër 1245
Shkodër 1085
Vlorë 789
Korçë 775
Kukës 351
Dibër 336
Elbasan 277
Lezhë 152
Berat 53
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta