Dialogu Prishtinë-Beograd vijon nesër në nivel teknik
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vijojë nesër në takime dyditore të nivelit teknik.
Lajmi u konfirmua për Euronews Albania nga zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano.
“Mund të konfirmojmë se takimi i ardhshëm i dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin e kryenegociatorëve do të mbahet më 7 dhe 8 shtator. Të dy palët pritet të diskutojnë çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog,” – tha Stano në një përgjigje për Euronews Albania.
Stano shtoi se për sa i përket një takimi të mundshëm të nivelit të lartë mes përfaqësuesëve të dy shteteve, do të ketë njoftime të ardhshme “kur do të shihet e përshtatshme”.
Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë kryesohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Agjencia e lajmeve “KosovaPress” raporton se Prishtina pritet të paraqesë në diskutimet që do të bëhen dy ditët e ardhshme pozicionin dhe kërkesat për çështjen e të zhdukurve, marrëveshjen mbi energjinë dhe atë të targave të makinave.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç, zhvilluan gjatë muajve qershor dhe korrik takime për sa i përket ecurisë së procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, proces ky i ndërmjetësuar nga BE.
Kurti e Vuçiç kanë shprehur në takimet e tyre qëndrime të ndryshme për sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, çështjes së të zhdukurve, por edhe njohjes së pavarësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta