Vijon vaksinimi kundër COVID-19, mbi 360 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë në “Air Albania”

18 Janar 2021 | 06:09

Mbi 360 mjekë dhe infermierë kanë injektuar dozën e parë të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 në qendrën e Vaksinimit “Air Albania”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar vijimin e vaksinimit për stafin mjekësor, të cilët punojnë në spitalet COVID, ndërsa tha se tashmë ata janë më të mbrojtur nga virusi.

Edhe ditën e sotme procesi i vaksinimit do të vijojë, ndërsa ende nuk është bërë me dije se kur vaksinimi do aplikohet tek grupmoshat e treta.

Sakaq brenda muajit janar, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se do mbërrijnë në Shqipëri mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara sipas kontratës me Pfizer.

Lexoni gjithashtu:

Ditë e gjashtë e vaksinimit, 308 mjekë dhe infermierë u injektohet doza e parë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026