“Viktimat” e Epstein kundërshtojnë ofertën e mundshme të imunitetit për Maxwell
Disa gra të cilat kanë rënë pre e abuzimit seksual të Jeffrey Epstein kanë shprehur shqetësimin në lidhje me raportet se administrata Trump mund të jetë duke marrë në konsideratë ofrimin e imunitetit ndaj ish-të dashurës së Epstein-it, Ghislaine Maxwell, nëse ajo dëshmon para Kongresit në përpjekjet e tyre për ta fshehur skandalin.
Sipas tyre, kjo do të ishte një përpjekje për të zbehur përgjegjësinë e personave me pushtet për të mbyllur skandalin pa u vënë drejtësia e plotë.
Gratë që deklarojnë se janë abuzuar nga Epstein-i kanë kërkuar transparencë më të madhe nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, i cili aktualisht po shqyrton nëse do të publikojë transkriptet e jurisë së madhe që lidhen me rastin.
Ndërsa disa prej viktimave e mbështesin publikimin, të tjera janë të shqetësuara për privatësinë dhe ruajtjen e integritetit të dëshmive të tyre.
Në letrat dërguar gjykatave federale këtë javë, disa gra kanë theksuar se do të pranonin që dokumentet të bëhen publike vetëm nëse u lejohet t’i shqyrtojnë paraprakisht dhe të kërkojnë redaktimin e pjesëve të ndjeshme.
Presidenti Trump, i cili dikur kishte lidhje të ngushta me Epstein-in, është përmendur në disa dokumente të mbyllura. Gjatë fushatës së tij, ai premtoi se do të “zbulonte të vërtetat e fshehura” rreth rastit Epstein. Megjithatë, vendimi i administratës së tij për të vonuar apo kufizuar publikimin e materialeve ka ngritur dyshime për ndikim politik dhe mbrojtje të vetes.
Gra të ndryshme kanë reaguar të shqetësuara, duke theksuar se Trump po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen publike dhe po e përdorë rastin për qëllime politike. Sipas tyre, ai mund të jetë i gatshëm t’i ofrojë Ghislaine Maxwell-it kushte më të favorshme në burg ose imunitet të pjesshëm në këmbim të bashkëpunimit të saj përpara Kongresit.
“Unë nuk jam një gur shahu në lojën tuaj politike,” shkroi një prej grave në një letër drejtuar gjykatës. “Ajo që po bëni është të më dëmtoni, ndërsa përjetësoni një histori që refuzoni ta mbyllni me drejtësi.”
Një tjetër grua, përmes një letre anonime dërguar gjykatësit federal, e quajti gjithë këtë proces “zhgënjyes dhe rraskapitës”.
Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se nuk do të publikonte më dokumente të reja për rastin Epstein, por pas presionit publik, kjo u rishqyrtua. Tani pritet vendimi i gjykatës për publikimin e transkripteve, ndërsa viktimave u është kërkuar të japin mendimet e tyre.
Avokati i Ghislaine Maxwell, Oscar Markus, ka kundërshtuar publikimin e këtyre dokumenteve. Sipas tij, një veprim i tillë do të cënonte të drejtat ligjore të klientes së tij, e cila është ende gjallë dhe me procese të hapura.
“Jeffrey Epstein ka vdekur. Ghislaine Maxwell jo,” tha Markus. “E pandehura ka të drejta dhe këto nuk mund të injorohen.”
Sipas mediave amerikane, administrata Trump po zhvillon takime të brendshme për të hartuar një strategji të qartë për çështjen.
Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës