Viktimat kërkojnë drejtësi, dëshmitarët e masakrave në Kosovë, apel shtetit që të padisë Serbinë
Më e vogla ishte Diturie Deliu, vetëm tremuajshe. Por atë, fëmijë të tjerë, si dhe gra e pleq, 23 gjithsej, forcat serbe i masakruan në pyllin e afërt, aty ku ishin munduar të fshihen. Nga dita kur anëtarë të familjes Deliu nga Abria e Drenicës, u vranë, tashmë janë mbushur 22 vjet. Bashkim Deliu është dëshmitar.
“Kanë ardhur forcat serbe, prej Likoci kanë qenë të stacionuar, edhe kanë ardhur paramilitarët serbë, kriminelët serbë, i kanë djegur me lagje, me këto lagjet përreth, në Abri tonë. Dhe kanë hyrë në mal atje dhe kanë marrë hak në fëmijë, gra e pleq, i kanë masakruar në mënyrë më barbare, të paparashikuar, nuk e di as si ta shpjegoj”, tregon Bashkim Deliu, i mbijetuar i masakrës së Abrisë.
Një prej tyre mund të ishte edhe vetë Bashkimi. Në atë kohë, ishte 17 vjeç.
“Kur i kam parë shkiet (serbët), shpirti është i ëmbël, kam ikur nga robërit (familjarët). Kam menduar se robërit (familjarët) nuk ua bëjnë atë gjendje, nuk i prekin, por ua kam dëgjuar piskamën”, tregon Bashkimi.
Nga zërat e llahtarisur që ka dëgjuar, Bashkimi rrëfen se mezi është kthyer dy ditë më vonë në vendin ku i kishte lënë familjarët. Lemeria që pa, e ndjek edhe sot.
“Unë e kam ditur që atë piskamë që e kam dëgjuar e kam ditur që ata robë (familjarë) të gjallë nuk janë. Jemi kthyer me Imer Deliun e vetëm unë e ai kemi parë se çfarë masakre, aq sa tre muaj s’kam mundur të fle. Trishtim, tmerr, gjumin rehat nuk mund ta bëj”, rrëfen ai.
Tani, 22 vjet pas nga ajo që ka përjetuar, Bashkimi është i bindur për një gjë.
“Këtë krim vetëm serbët, sllavët këtë e bëjnë. Asnjë popull në botë këtë nuk e bën përveç serbët”, thotë Bashkimi.
Nga mesi i varreve të familjarëve të tij, ai thërret shtetin që të kërkojë e të gjejë rrugën për drejtësi.
“I bëj thirrje shtetit tonë, institucioneve tona, parlamentit, presidentit, e të gjithëve që të përpilojnë e bien dakord që t’ia bëjnë një padi Serbisë, në mënyrë shtetërore sa më shpejtë të jetë e mundur sepse ata kriminelët po i fshehin, po i fshehin nëpër Serbi kriminelët serbë”, apelon i mbijetuari i masakrës së Abrisë.
Në luftën e fundit, Serbia kreu rreth 400 masakra në Kosovë, vrau rreth 15 mijë persona, prej të cilëve mbi 1300 ishin nën 16 vjeç e mbi 1600 rezultojnë ende të pagjetur. Numri më i madh i varrezave të fshehura masive ka rezultuar në Serbi, madje edhe ne baza ushtarake si ajo në Batajnicë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta