Viola von Cramon përgëzon vendimin e Kosovës për të refuzuar gazsjellësin nga SHBA
Vendimi i qeverisë së Kosovë për të refuzuar ndërtimin e infrastrukturës për gazsjellësin amerikan është përshëndetur nga Evropa.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës një vendim shumë të mirë.
Në një postim në Twitter ajo shprehet se ky është një vendim miqësor ndaj mjedisit.
“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, shkruan Von Cramon.
Pavarësisht vizitës dyditore në Prishtinë të një ekipi teknikësh nga Uashingtoni, për ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka akoma mungesë informacioni në lidhje me projektin e gazsjellësit.
Më herët opozita e kishte kritikuar vendimin e qeverisë Kurti duke e cilësuar një gabim strategjik në rrugën e përbashkët me Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta