Virozat dhe COVID te fëmijët, mjekja pediatre: Rreth 40 raste në ditë

29 Korrik 2022 | 09:22

Edhe fëmijët janë prekur nga virozat e stinës si dhe nga covid 19. Megjithatë mjekët thonë se kulmi i rasteve ka kaluar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, mjekja pediatre Besjana Hoxha tha se në muajt qershor dhe korrik, në qëndrat shëndetësore ka pasur rreth 40 raste në ditë, të fëmijëve që kërkonin trajtim.

Ajo u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe me ekspozimin në diell.

“Po shohim një rënie të numrit të vizitave me simptomatologji dhe patologji të COVID-it. Kjo vjen edhe si pasojë edhe e ndërgjegjësimit, si nga ana jonë , si nga ana e prindërve për të qenë të kujdesshëm, gjatë ditëve që fëmijët janë pozitivë me COVID. Çdo gjë ka ndryshuar, po flasim për një situatë më të lehtë, për simptoma më të lehtë.

Në fundin e qershorit dhe fillimin e korrikut ne patëm një rritje goxha të konsiderueshme të rasteve që paraqiteshin pranë nesh, kishim mbi 30, 40 raste në ditë. Paraqiteshin pothuajse me të njëjtat simptoma, temperatura, dhimbje fyti dhe kollë e thatë”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026