Vis Martinaj i gjallë apo i vdekur? gazetari: 2 prokurori në garë për hetimin
Gazetari i ABC News, Ermal Vija thotë se hetimet për Ervis Martinajn janë shumë të vështira pasi ky i fundit është një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Për Euronews Albania gazetari u shpreh se çështja e Ervis Martinajt po hetohet paralelisht nga dy prokurori, ajo e Kurbinit që ka nisur hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Martinajt pas denoncimit të familjarëve të tij 2 muaj më parë.
Nga ana tjetër është Prokuroria e Posaçme që po heton për Ervis Martinajn, si një person i shumëkërkuar nga policia pasi u shpall në kërkim në maj të këtij viti pas operacionit të koduar Plumbi i Artë.
“Ka pasur një operacion në disa banesa ku dyshohet se persona të caktuar mund të kenë organizuar rrëmbimin e Martinajt, veç Shijakut dhe Durrësit operacione janë kryer në një hotel në Vlorë. Prokuroria e Kurbinit udhëheq hetimet për pistën e rrëmbimit, kur kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi i familjarëve. Është një hetim që do kohën e vet, kur kemi të bëjmë me një person me shumë rekorde të theksuara kriminale. Janë dy prokurori që garojnë për hetimet, ajo e Kurbinit dhe SPAK që e kërkon si i shumëkërkuar. Nëse Prokuroria e Kurbinit do të gjente një provë që është rrëmbyer nga një grup kriminal, do të duhet t’ia kalonte kompetencat SPAK”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta