Vishaj: Daci t’i hapë rrugë zëvendësimit të tij, të dorëhiqet nga KPA-ja

25 Maj 2020 | 07:27

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci, u pezullua këtë fundjavë nga Gjykata e Posaçme anti-korrupsion me argumentin se ka falsifikuar dokumente duke fshehur një shkarkim nga detyra të rreth 23 viteve më parë.

Avokati Saimir Vishaj komentoi për Euronews Albania rastin duke u shprehur se kjo nuk është hera e parë që një anëtar i komisioneve të reformës në drejtësi vihet në diskutim për probleme të ngjashme të aftësisë profesionale, apo integritetit.

“Mendoj që puna e zotit Daci duhet të shkojë me një dorëheqje në mënyrë që t’i hapi rrugë zëvendësimit të tij,” – tha Vishaj duke theksuar se për gjyqtarin nuk ka ende një vendim të formës së prerë dhe çështja e tij mund të kërkojë deri në 1 vit deri sa të mbyllet.

KPA është trupa e dytë e procesit të vetingut që kontrollon pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.

Në media është përfolur edhe për dy anëtarë, për të cilët po kryhet hetim. Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti Vishajn nëse do të vihet në pikëpyetje vota e tyre.

Avokati u shpreh se në komisionet e reformës vendimet janë kolegjiale dhe jo individuale. Për të më problematike është koha që kërkohet nga procedura ligjore e zgjidhjes së çështjes, apo dhe e zëvendësimit të mundshëm, nëse do të kërkohet.

Përpara pezullimit të gjyqtarit Daci, KPA kishte 7 anëtarë. Me largimin e tij, Vishaj shprehet se tashmë me 6 anëtarë procesi i vetingut mund të ngadalësohet.

“Ajo që prisnim nga reforma në drejtësi, që filloi të largonte ata gjyqtarë e prokurorë që mendohej që nuk e justifikonin, e që ishin subjekte rivlerësimi, ka pasur në mënyrë selektive ku kanë ikur edhe gjyqtarë e shumë prokurorë të mirë, ashtu siç kanë ikur edhe ata që linin për të dëshiruar për nga aftësia, integriteti apo justifikimi i pasurisë,” – komentoi Vishaj me besimin se më tej strukturat e reja të drejtësisë si SPAK apo BKH do t’i ndjekin rastet e shkarkuara për të kuptuar nëse ka pasur korrupsion apo jo.

Për sa i përket ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, Vishaj e cilësoi si pasojë e përplasjes politike, por edhe të punës së dobët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Pavarësisht situatës së pandemisë, ato duhet t’i përshtateshin kushteve dhe të dërgonin propozimet me emrat sipas radhës,” – tha Vishaj i cili u shpreh se grupe të caktuara kërkojnë që reforma të bllokohet, ose të ngadalësohet.

“Është më e lehtë të hiqet një Ministër nga kabineti i Ramës se sa një gjyqtar e një prokuror,” – theksoi Vishaj duke këmbëngulur se në diskutim mbetet ndryshimi i mentalitetit, kapacitetet dhe mundësitë për t’i zëvendësuar ata që largohen.

 

Lexoni gjithashtu:

Fshehu shkarkimim për paaftësi, Gjykata e Posaçme përjashton nga sistemi gjyqtarin e Vettingut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026