Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire

4 Nëntor 2024 | 18:30

Vithkuqi është një fshat me histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme, fshat që ndodhet vetëm 24 km larg qytetit të Korçës.

Krahina është e njohur për 24 kishat dhe manastiret si dhe për kontributin në kulturë dhe arsimin shqiptar. Ndër figurat më të njohura të tij është Naum Veqilharxhi, i cili njihet si një nga mendimtarët e parë që promovoi shkrimin dhe gjuhën shqipe.

Sot, Vithkuqi është bërë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe te huaj, kjo fal bukurive te krahinës dhe mikpritjes së banorëve. Vitet e fundit kanë filluar të ngrihen struktura të reja turistike me përpjekje për të ruajtur dhe restauruar monumentet historike aq të kuruara nga turistët.

Mihallaq Kondi ka vite që jeton në Korçë, por është lidhur fort me fshatin e origjinës.

Për të përpjekjet e banorëve nuk mjaftojnë, ndaj duhen investime në shumë drejtime.

Mjeku i njohur Koço Gjilo është lindur e rritur në Vithkuq, por prej shume vitesh punon në kryeqytet ndërkohë që është nga banoret e pakët që ka investuar në fshatin e lindjes.

Emigracione dhe mungesa e investimeve kanë bërë punën e vet, tha mjeku i njohur, por historia mbetet

Për të tërhequr sa më shumë turiste banorët e zonës herë pas here organizojnë panaire dhe aktivitete te ndryshme, për tu treguar vizitoreve se  Vithkuqi është një vend ku historia, kultura dhe natyra bashkohen për të krijuar një përvojë unike për vizitorët vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026