Viti 2020, pa përfundime për zgjerimin

7 Dhjetor 2020 | 07:17

Viti i pandemisë nuk do të mbahet mend vetëm për pasojat e kësaj të fundit, por edhe për mbylljen e tij pa përfundime nga vendet e Bashkimit Evropian, për herë të parë në historinë e zgjerimit.

Presidenca gjermane nuk ka arritur, dhe as është lodhur të bindë vendin kryesore bllokues, Bullgarinë, që të heqë veton si nga kuadri negociues për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe nga përfundimet për procesin e zgjerimit. Bullgarët kërkojnë përfshirjen e zbatimit të Traktatit të Miqësisë me Maqedoninë e Veriut në kuadrin negociues, dhe janë të pakënaqur me propozimet e Presidencës Gjermane në dokumentin e përfundimeve, sipas dokumentit të fundit të siguruar ekskluzivisht nga Euronews Albania.

Për Shqipërinë, të cilës i mbeten dy kushte për të plotësuar para mbajtjes së mundshme të konferencës së parë të anëtarësimit, apo siç njihet ndryshe, konferenca ndërqeveritare, Euronews Albania mësoi nga burimet pranë vendeve anëtare se në këtë situatë bllokuese për të gjithë, vendet mbështetëse kanë preferuar t’i shtyjnë gjërat për në fillim të vitit tjetër, gjatë presidencës portugeze, për të kërkuar përmirësim të mëtejshëm të tekstit për vendin.

Nëse një zgjidhje e fundit dhe e papritur në realitet, gjendet deri në takimin e fundit të ambasadorëve të BE-së të mërkurën, atëherë samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive në fund të javës mund të përfshijë një resht në përfundimet e tij për zgjerimin.

Por, ambasadorët kanë mbetur larg kompromisit në ditët e fundit dhe kanë hequr nga kalendari i punës së të hënës diskutimin për vendet kandidate, për shkak të mungesës së dakordësisë.

Koha ka mbaruar për shpresat e ngritura këtë gjysmë-viti nga presidenca gjermane për mbajtjen e mundshme të konferencave të para brenda muajit dhjetor, duke bërë që kjo dosje t’i kalojë tashmë presidencës së ardhshme të BE-së, nën drejtimin e Portugalisë, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021.

 

foto web 26foto web 27

 

Lexoni gjithashtu: 

Kuadri negociues, Shqipëria dhe RMV jashtë agjendës së mbledhjes së ambasadorëve

Miratimi i kuadrit negociues, presidenca gjermane qartëson tekstin për Shqipërinë

Ekskluzive: Kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026