English

Viti nis me përmbytje, 760 milionë lekë për emergjencat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra hektarë tokë bujqësore, kryesisht në Shkodër e Lezhë janë përmbytur këtë fillim janari. Po ashtu dhjetëra banesa janë pushtuar nga uji, ndërsa dëmtime ka edhe në akse rrugore apo rrjetin elektrik.

- Advertisement -

Grupet e punës së emergjencave civile, janë në terren por për të folur për bilancin financiar të dëmeve është ende herët, pasi moti edhe në ditët në vijim parashikohet me reshje, çka mund të sjellë probleme të tjera.

Buxheti i Shtetit ka akorduar për Emergjencat Civile këtë vit është 760 milion lekë, një shumë kjo afro dy herë më e lartë nëse krahasohet me vitin paraardhës, ku ishin përcaktuar në total 434 milionë lekë.

Kjo strukturë është në varësi të mbrojtjes dhe fondet çelen në rastet e fatkeqësive natyrore, të tilla si tërmeti, përmbytjet, zjarret etj. Ndërkohë, përveç fondit të përcaktuar për Emergjencën Civile, për këtë vit është parashikuar edhe një fond prej 500 milionë lekësh për pushtetin vendor.

Kjo shumë ndahet sipas bashkive në formën e transfertës së pakushtëzuar, sipas një formule që favorizon bashkitë më të populluara, dhe jo detyrimisht ato që kanë risk më të lartë të goditen nga fatkeqësitë natyrore.

Kështu, për mbrojtjen civile më shumë para shkojnë për bashkinë e Tiranës prej 175 milionë lekë, më pas vjen Durrësi që ka të përcaktuar për mbrojtjen civile 26 milionë lekë, ndjekur nga Shkodra me 18 milionë lekë, ndërsa Lezha që ka pësuar përmbytjet më të mëdha deri më tani ka për mbrojtjen civile 10.9 milionë lekë.

Vitet e kaluara ka pasur ankesa për vlerësimin e dëmeve nga të dëmtuarit, ndërkohë që edhe këtë vit banorët, kryesisht ata në Shkodër kanë dhënë mesazhet e para se nuk po marrin ndihmën e nevojshme.  

Fondi për emergjencat sipas bashkive:

Tirana                         174.5 milionë lekë          

Durrësi                        26 milionë lekë

Shkodra                      18 milionë lekë

Lezha                          11 milionë lekë

Fondet për Emergjencat Civile në vite:

Viti 2014                839 mln lekë

Viti 2015                779 mln lekë

Viti 2016                144 mln leke

Viti 2017                203 mln lekë

Viti 2018                479 mln lekë

Viti 2019                678 mln lekë

Viti 2020                434 mln lekë

Viti 2021                760 mln lekë

 

Lexoni gjithashtu:

Oboti nën ujë, banorët apel qeverisë për ndihmë: Po na ngordhin bagëtitë

1893 hektarë tokë janë nën ujë në qarkun Shkodër, probleme edhe në aksin Librazhd-Prrenjas

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?