3 mijë policë ‘blindojnë’ Beogradin, Merkel nis sot në Serbi vizitën e fundit si kancelare

13 Shtator 2021 | 10:12

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila është në fund të mandatit të saj nis sot turin ballkanik. Ndalesa e parë është Beogradi ku do të pritet nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Sikundër bëri me dije zyra e shtypit së kancelarisë, temë e bisedës do të jetë  bashkëpunimi politik, ekonomik, si dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Më shumë se 3 mijë policë, njësitë speciale të antiterrorit do të monitorojnë kryeqytetin serb gjatë vizitës së kancelares, e cila në orën 16:00 pritet të mbërrijë në aeroportin ‘Nikola Tesla’. Pritja zyrtare është planifikuar para Pallatit të Serbisë, e ndjekur nga takimi kokë më kokë me Vuçiç.

Presidenti serb e ka cilësuar vizitën e Merkel një nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për vendin dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë si kancelare.

Ndër të tjera Vuçiç nënvizoi se krijimi i Procesit të Berlinit nga Merkel më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal dhe integrimin evropian, ka krijuar mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor. Nesër, Merkel niset drejt Shqipërisë, ku do të takohet  me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026