Vizita e Kim në fabrikën e avionëve tregon thellimin e raporteve me Moskën
Një vizitë e liderit koreano-verior në një fabrikë avionësh në lindje të Rusisë tregon thellimin e lidhjeve ushtarake mes dy vendeve. Kim Jong Un mbërriti në Rusi të martën për një vizitë disaditore, gjatë të cilës Peniani pritet të pranojë furnizimin me armë të Moskës për pushtimin e Ukrainës. Tani palët kanë njoftuar një vizitë reciproke.
“Do të bëhen me shpejtësi përgatitjet për vizitën e ministrit të Jashtëm Lavrov në Penian, e cila pritet të zhvillohet në tetor. Gjithashtu, gjatë bisedimeve kokë më kokë, Kim Jong Un ftoi edhe presidentin Putin që të vizitojë Korenë e Veriut dhe Putin e mirëpriti ftesën,” – u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Presidenti Putin i është drejtuar Kim për mbështetje ushtarake, teksa përpiqet të rifurnizojë trupat e saj në Ukrainë. Nga ana e saj, Koreja e Veriut shpreson të sigurojë teknologji për programin bërthamor. Perëndimi ka kërcënuar me sanksione të mëtejshme nëse Peniani ndihmon Moskën.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta