Vizita në shtëpinë e deputetit para votimit, Thaçi: Është detyra ime të këshilloj
Presidenti Hashim Thaçi pranoi se ka qenë në shtëpinë e deputetit të ‘Nismës’ Haxhi Shala, por sipas tij, jo për t’i bërë presion apo për ta bindur të votojë qeverinë Hoti, por thjesht për ta këshilluar. Thaçi gjatë një konference për median u shpreh se ai do të këshillonte këdo i cili është pro demokracisë.
“Unë nuk refuzoj së diskutuari për çështje që janë madhore me të gjithë ata që pajtohen dhe të njëjtën kohë që nuk pajtohen. Por edhe në të njëjtën kohë duke u bazuar në eksperiencën time, jo rrallë unë jam këshilla secilit që kërkon nga ana ime se çka i bjen mirë vendit, demokracisë, zhvillimit. Në kuadër të kësaj mendoj, jo vetëm deputeti në fjalë, por kushdo që do të kishte kërkuar prej meje këshillë, unë do këshilloja të votojë për demokracinë, për shtetit, jo për ideologjinë”.
Reagimi i Thaçit erdhi menjëherë pas deklaratës së deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala në parlament i cili deklaroi se do të votonte pro Qeverisë Hoti, pas vizitës së një nate më parë të Presidentit Thaçi në familjen e tij.
“Unë para dy ditëve kam deklaruar që nuk do të votojë Qeverinë Hoti për arsye të monopolizimin të NISMA-s nga dy persona. Por mbrëmë në vizitën që kam pasur tek familja e ish-presidentit dhe familja Haradinaj kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë për këta dy persona, pro qeverisë Hoti”
Deputeti i Nismës Social Demokrate, deklaroi të hënën se nuk e dinte nëse do ta votonte qeverinë Hoti; dyshim ky që mori zgjidhje pas ndërhyrjes presidenciale.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta