Vizita në Tiranë, Thaçi zbardh detajet e bisedës me Metën

5 Qershor 2020 | 13:50

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një vizitë në Shqipëri, ndërsa është takuar me kreun e shtetit Ilir Metën dhe kryeministrin Edi Rama.

Kreu i shtetit të Kosovës ka zbuluar detaje rreth takimit që pati me homologun shqiptar. Përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Thaçi shprehet se një ndër temat që ka biseduar me Metën ka qenë bashkëpunimi midis dy vendeve, me qëllim që qytetarët t’i rikthehen sa më shpejt normalitetit.

“Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona. Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona”, shkruan Thaçi.

Më tej, Presidenti i Republikës së Kosovës shton se në takim me Metën është biseduar edhe për çështjen e rifillimit të dialogut me Serbinë, temë kjo, që ka shkaktuar tensione dhe akuza midis aktorëve politikë në Kosovë.

“Ne biseduam edhe për rëndësinë e rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik!”, shton Thaçi.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026