Vjedhin energji elektrike për mbijetesë, shumica përdorues familjarë
Më shumë se 8 persona vihen nën hetim nga prokuroria çdo ditë, si pjesë e aksionit kundër vjedhjes së energjisë të filluar dy javë më parë nga policia pas sinjalizimeve të OSHEE-së.
115 persona janë nën akuzë, një pjesë e tyre janë në arrest. Shumica e tyre janë përdorues familjarë.
Avokati Edvis Gorishti tregon se shumica e të arrestuarve për ndërhyrje në sahat, e bëjnë për arsye të kushteve ekonomike.
“Është e vërtetë që janë shtuar rastet në gjykatë gjatë 2 javëve të fundit. Un kisha një masë sigurimi të dielën dhe për të mbrojturin prej meje i cili ishte arrestuar në flagrancë për shkak se kishte ndërhyrë në sahat, gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Kjo është për shkak të rrethanave familjare dhe kushteve ekonomike”, u shpreh Edvis Gorishti.
Shumica e shkelësve janë banues në zona ta varfra të vendit, përfshi periferinë e Tiranës.
Euronews Albania ka parë dosjen e akuzës kundër një qytetari të arrestuar. Dëshmia e tij është emocionale.
“E kam bërë duke qenë se jetoj në kushte shumë të vështira, pasi kam bashkëshorten shumë të sëmurë. Muajit e fundit deri edhe para katër ditësh ka kryer disa operacione, është invalide dhe qëndron në karrocë”, u shpreh qytetari.
Vjedhja e energjisë dënohet deri në 3 vite burg. Për ata që e përsërisin apo bashkëpunojnë në grup, dënimi rritet deri 5 vite burg.
Entit Rregullator i Energjisë pohon se gjatë vitit 2020, 60% e humbjeve të energjisë kanë ardhur nga vjedhja. Vlera e tregut e energjisë së vjedhur gjatë vitit 2020 është vlerësuar nga Euronews Albania në rreth 32,3 milionë euro.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta