Vjosa Osmani betohet si Presidente: Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë
Kuvendi i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka zgjedhur Presidentin e ri të vendit. Vjosa Osmani mori 71 vota në raundin e tretë nga 61 që ishin të nevojshme.
Znj. Osmani pas votimit bërë betimin para deputetëve duke shënuar kështu dhe marrjen zyrtarisht të detyrës si kreu i shtetit të Kosovës.
Në betimin e saj, znj. Osmani u zotua se do të bënte gjithçka për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Ajo shprehur mirënjohje dhe përulje që iu besua detyra e Presidentes për 5 vitet e ardhshme. Znj. Osmani tha se votimi është plotësimin i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
“Zotohem se do të punoj për fuqizimin e shteti, sundimin e ligjit, se do të mbrojë çdo pëllëmbe të vendit. Do të jem presidentja e të gjithëve. Nuk jemi shumë për t’u ndarë në ne dhe ata. Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë, nuk do të ketë parti nga pozita dhe parti nga opozita”, tha znj. Osmani.
Në raundin e parë morën pjesë 81 deputetë ku pas përfundim të numërimit të të gjitha votave të hedhura në kuti 12 vota dolën të pavlefshme ndërsa Vjosa Osmani mori 69 vota.
Procesi i votimit ka kaluar menjëherë në raundin e dytë të votimit. Edhe në këtë raund për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës nevojiten 80 vota.
Në raundin e dytë të votimit morën pjesë 82 deputetë, por pas numërimit rezultoi se znj. Vjosa Osmani nuk e kishte numrin e nevojshëm për të qenë presidente e ardhshme e Kosovës.
Pas numërimit të votave rezultoi se të pavlefshme ishin 11 vota, për Vjosa Osmanin ishin 67 vota ndërsa për Nasuf Bejtaj votuan 4 deputetë.
Ndërsa në rast se do të shkohet në raundin e tretë, Kushtetuta parashikon zgjedhe me shumicë të thjesht prej 61 votash.
Të pranishëm janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës por edhe dy deputetë të komuniteteve si dhe një deputete e AAK-së.
Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.
Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot.
Në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, e para nga Lista Guxo, ndërsa ky i dyti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta