Vjosa Osmani drejt themelimit të partisë së saj: Nuk do bashkëpunoj me LDK-në
Vjosa Osmani është drejt themelimit të partisë së saj. Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kosova Press teksa citon RTK-në, shkruan se Osmani e ka akuzuar LDK-në për mbajtje të pushtetit me zor.
“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani.
Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.
Po kështu, Osmani ka folur edhe për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se mbetet të shihet nëse do ndodh një gjë e tillë.
Sipas saj, votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo “lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së”.
“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, ka thënë Osmani.
Më tej ai theksoi se po përgatitet fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të dalë mirë, duke mos përjashtuar edhe koalicionet, por jo siç tha ajo me partitë që e kanë kapur shtetit, dhe ato që kanë ndihmuar kapjen e shtetit.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhja e Presidentit, analistët të bindur se Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta