Vjosa Osmani gjatë takimit me homologun austriak: Me Serbinë asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ripërsëritur qëndrimin e saj se me Serbinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke me kufijtë aktualë të Kosovës.
Këtë deklaratë Osmani e bëri gjatë konferencës së përbashkët me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen.
Ajo shtoi se BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se nuk mund të luajë me dy karta, por duhet të qartësojë pozicionin e saj.
“Ajo nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë. Duhet të zgjedhë se cila është rruga e saj e vërtetë, e jo të hiqet si proevropiane në njërën anë dhe ta rrisë bashkëpunimin në çdo sferë me Rusinë, duke rrezikuar të gjithë rajonin tonë nga influenca ruse”, tha ajo në konferencën e përbashkët me homologun e saj austriak.
Osmani theksoi se Serbia në Kosovë ka bërë shumë krime dhe ajo çfarë kërkon vendi i saj është vetëm drejtësia dhe jo hakmarrja.
Sakaq, znj. Osmani e ftoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç që së paku të vendosë një lule në Batajnicë, në shenjë nderimi për qindra fëmijë e civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta