Vetëvendosje mbështet Osmanin për presidente: Të legjitimojmë presidenten që e do populli
“Referendum popullor që do të kthejë qeverisjen e mirë dhe legjitimimin e Presidentes” kështu i ka konsideruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë ndërsa ka lënë të kuptohet se me bashkëpunimin e dakordësuar sot me Vjosa Osmanin, mund t’i mandatojë asaj plotësisht postin si kryetare të shtetit.
“Populli i Kosovës kërkon kthimin e qeverisjes së mirë të pranverës 2020, populli nuk e konsideron se nuk ka President Kosova, këto zgjedhje janë për ta kthyer mirëqeverisjen dhe për ta legjitimuar presidenten që e do populli,” – tha Kurti, i pyetur nëse kandidatura e Vetëvendosjes për postin e Presidentit do të jetë në të ardhmen Osmani.
Vetë Vjosa Osmani nuk i shtoi gjë këtij komenti, ndërsa theksoi se vullneti i përbashkët është që t’i japin një frymë të re politikës së Kosovës. Më herët ajo tha se do t’ia “kërkonte legjitimimin e postit” ndërsa iu drejtua Kurtit si kryeministër.
Osmani aktualisht ushtron detyrën si Kryetare e Kuvendit dhe Presidente pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Ky u largua pasi Gjykata e Hagës konfirmoi akt-akuzat për krime lufte në kohën kur ishte udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pyetur për “vijat e kuqe” me partitë e tjera dhe nëse do të ketë apo jo koalicion të mundshëm pas-zgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës, Albin Kurti tha se kjo ishte çështje e tejkaluar.
Ish-kryeministri Kurti e cilësoi momentin në “optimizëm gjithëpopullor” dhe se për sa i përket marrëveshjeve të arritura në Uashington, “gjëra të mira nga ajo marrëveshje ka vetëm pikën e njohjes së pavarësisë nga Izraeli”.
Lexoni gjithashtu:
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani tregon arsyet pse u bashkua me Albin Kurtin
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta