Vjosa Osmani këmbëngul që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke

17 Shtator 2021 | 17:50

Presidentja Vjosa Osmani thotë se Kosova është e vendosur të vazhdojnë dialogun dhe këmbëngul që të përmbyllet me njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e vendit.

Këto komente znj. Osmani i bëri gjatë takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas Osmanit, Kosova është palë konstruktive në dialog dhe ka ofruar propozime konkrete në këtë proces.

Përfaqësuesi i BE-së u shpreh se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm.

Duke përmenduar zhvillimet e fundit në Malin e Zi, por dhe në Bosnje Hercegovinë, presidentja Osmani ngriti shqetësimin e saj për ndërhyrjen e Serbisë në çështje të rregullimit të brendshëm të vendeve fqinje, gjë që po shkakton trazira dhe një valë të re jo stabiliteti në rajon.

Ajo përsëriti thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke cilësuar si një proces jetik dhe një test besueshmërie për BE-në.

“Perceptimi i qytetarëve të Kosovës për dialogun është i ndërlidhur ngushtë me vendosmërinë e BE-së që të krijojë perspektivë të qartë integruese. Për më tepër, liberalizimi i vizave për Kosovën është jetik sa i përket kredibilitetit të BE-së”, ka thënë Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026