Vjosa Osmani: Kosova ka nevojë për përkrahjen e Shqipërisë përballë Serbisë
Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovës, Vjosa Osmani dhe njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës gjatë intervistës në ‘Ilva Now’ shprehu nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovë për tu dhënë zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Ajo tha se nevoja e një strategjie të re bëhet e domosdoshme pasi Serbia po bën propagandë të tmerrshme duke përfshirë dhe mjete jo legale.
“Shqipëria dhe Kosovë duhet të shikojnë mundësinë për të intensifikuar bashkëpunimin. Na duhet një strategji e re se si t’i qasemi shteteve të tjera. Na duhet koordinim qoftë nga aspekti parlamentar. Duhet të konkretizojmë më shumë këtë strategjinë e re të bashkëpunimit në mënyrë që ndërkombëtarisht edhe Kosova të jetë më e fortë por edhe zëri i shqiptarëve të dëgjohet”, u shpreh znj. Osmani.
Krye parlamentarja e Kosovës mori si rastin më aktual që të po ndodh me shqiptarët në Serbi, që e cilësoi një spastrim etnik të heshtur. Kjo çështje tha znj. Osmani duhet ndërkombëtarizuar në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
“Ajo që po ndodh sot në Preshevë është e tmerrshme dhe kjo gjë duhet të dëgjohet ku Serbia po bën një spastrim të heshtur etnik. Duhet të gjejmë një mënyrë që ky problem të ndërkombëtarizohet të dëgjohet në Këshillin e Evropës. Pse të mos iniciohet Komision Hetimor për këtë krim që e bën Serbia. Pse të mos sigurohemi që edhe në OSBE kjo temë tregohet ashtu siç është”, tha presidentja e Kosovës në detyrë.
Znj. Osmani theksoi se Kosovë më shumë se asnjëherë ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë në këto momente duke iu referuar propagandës Serbe për të baltosur luftën e UCCK-së.
“Kam kërkuar atë që Kosova ka nevojë për momentin. Kosova ka nevojë për përkrahjen e Shqipërinë në mbrojtjen e qëndrimit tonë në raport me Serbinë, Kosova ka nevojë për përkrahjen e Shqipërisë, si shtet i parë ku ne trokasim sa i përket thënies së të vërtetës ku do në botë pasi Shqipëria e ka derën hapur kudo për shkak të njohjeve, ne nuk kemi zë në shumë vende”, shtoi kryeparlamentarja e Kosovës.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta