Vjosa Osmani apel të qartë Bashkimit Europian: Kosovës duhet t’i hiqen vizat

8 Tetor 2020 | 12:15

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi në kuadër të vizitës në Kosovë, u takua sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. Gjatë fjalimit mikpritës për komisionarin evropian, Osmani tha se institucionet e Kosovës kanë përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, prandaj shtoi  se maratonës së integrimit të Kosovës në familjen evropiane duhet t’i vijë fundi.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk i bën nder as Bashkimit Evropian.

“Institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme që rruga drejt BE-së kërkon përkushtim shumë përtej fjalësh, kërkon vepra konkrete, koordinim e përpikëri në zbatim të obligimeve tona. Ne e kuptojmë se procesi i integrimit evropian është një maratonë, por edhe maratona e ka një fund. Prej një dekade institucionet e Kosovës jo vetëm që kanë bërë përpjekje për t’i përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimi të vizash, por i kanë plotësuar që të gjitha siç a ka pranuar edhe vetë Komisioni Evropian. Pra,  mosliberalizimi i vizave nuk i bën nder as vetë Bashkimit Evropian e as shteteve anëtare. Maratona që kemi nisur në vitin 2018 duhet ta ketë një epilog. Ne na duhet një maratonomak që jep kumtin të cilin prej vitesh e presin qytetarët, sepse Kosovës duhet liberalizuar vizat tani”, tha Osmani, raporton Kosova Press. 

E para e Kuvendit ritheksoi kërkesën e kosovarëve që nuk pranojnë që dialogu me Serbinë të përfundojë me kufij të tjerë, përpos atyre aktualë.

“Vizita juaj vjen pikërisht në kohën kur diskursi mbi integrimin evropian është rikthyer fuqishëm në vendin tonë pas publikimit të raportit nga Komisioni Evropian. Por se sikur e dini mjegulla që e ka karakterizuar këtë proces për vite me radhë nuk është larguar ende. Për Republikën tonë, roli i BE-së është i patjetërsueshëm, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një ndër prioritet themelore të Republikës sonë njësoj dhe në procesin e dialogut roli i BE është i rëndësisë së veçantë në bashkëkoordinim me Shtetet e Bashkuara. Ky parlament dhe qytetarët e Kosovës e kanë bërë të qartë se në dialog nuk pranojnë as ndryshim të kufijsh e as defunksionalizim të shtetit tonë nëpërmjet ideve  që mund të krijojnë edhe një republikë serbe në rajonin tonë”, tha Osmani.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi gjatë adresimit të tij para deputetëve, tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë progres në muajt që vijnë drejt arritjes së një marrëveshje obliguese për të dyja palët, në mënyrë që këto dy vende të avancojnë dhe të arrijnë progres në rrugën drejt BE-së.

Ai ka ritheksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

“Llogaris në këtë Kuvend që ta mbani konsensusin ndërpartiak të nevojshëm në fushën e reformave të nevojshme që kanë të bëjnë me integrimin në BE,  reforma këto që kanë interes strategjik për Kosovën. Heqja e tarifës apo e taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që është bërë në fillim të këtij viti ka qenë një vendim tejet i rëndësishëm që e ka mbështetur BE-ja. Ky veprim e ka lejuar rindërtimin edhe njëherë të tregtisë me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën dhe rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga BE. Shpresoj që të dyja palët do të arrijnë progres në muajt që vijnë dhe do arrijnë një marrëveshje që është ligjërisht obliguese për Serbinë dhe Kosovën në mënyrë që këto dy vende të avancojnë dhe të arrijnë progres në rrugën drejt BE-së. Komisioni mbetet i përkushtuar që të arrihet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. E dimë se sa është e rëndësishme kjo për qytetarët e Kosovës siç e dini vlerësimi i Komisionit është se Kosova i ka përmbushur kriteret dhe Komisioni është i gatshëm t’i ofrojë të gjitha informatat që kërkohen nga shtetet anëtare të BE edhe njëherë kur kjo çështje sillet në tavolinë”, tha ai.

Varhelyi para deputetëve ka prezantuar edhe pakon ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor me të cilën synohet rimëkëmbje afatgjatë ekonomike për rajonin. Ai theksoi se plani për investime dhe zhvillim ekonomik po ashtu synon ta afrojë Ballkanin Perëndimor me BE-në.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026