Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka marrë ditën e sotme zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.
Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës do të ketë në dorë fatin e institucionit më të lartë të vendit, siç është presidenca.
Ceremonia është bërë në prezencën e stafit të presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. Dorëzimi i kompetencave për ushtrimin e detyrës së presidentes për Vjosa Osmanin nuk është bërë nga z.Thaçi, pasi ky i fundit ka qenë në zyrat e EULEX.
Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës, ‘live’ gjatë një deklarate për mediat ku bëri me dije se Gjykata Speciale i kishte konfirmuar akt-akuzën për krime lufte.
“Siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para Gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, – tha Thaçi në deklaratën e tij.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta