Vjosa Osmani-Mimi Kodhelit: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb

8 Dhjetor 2020 | 16:21

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar nga delegacioni nga Shqipëria të udhëhequr nga deputetja Mimi Kodheli, që të angazhohet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë nëpërmjet së cilës dënohet gjenocidi i shtetit serb.

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, i kërkojnë deputetes Mimi Kodheli dhe Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Nga ana e saj deputetja Mimi Kodheli ka kërkuar koordinim më të madh përballë sfidave të reja, duke e pranuar faktin se Shqipëria, sikurse edhe Kosova nuk ka bërë aq sa duhet për zbardhjen e gjenocidit serb.

“Bashkë do të bëjmë shumë më shumë se sa deri dje. Kur ne jemi të ndarë, të tjerët janë shumë të fortë”, ka thënë Kodheli, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. 

Ndër tjerash, ajo ka premtuar se do të jetë një zë i fuqishëm i Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026