Vjosa Osmani u bashkua me LVV-në, Alma Lama: LDK nuk ndikohet nga individë të caktuar
Në një intervistë për Euronews Albania, Alma Lama, kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen do të mund të flitej vetëm pas zgjedhjeve dhe preferoi të mos jepte një përgjigje por theksoi se ajo vetë është pro bashkëpunimeve në skenën politike.
Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse largimi përfundimtar i Vjosa Osmanit nga LDK-ja do të sillte kosto për partinë, Lama e mohoi diçka të tillë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ku unë jam bërë pjesë që prej vitit 2013 është një parti shumë më e vjetër sesa të mendosh që individë të caktuar sjellin ndonjë kosto të madhe,” – tha ajo.
Këto zgjedhje do të prodhojnë patjetër një ndryshim, që kandidatja shpreson të jetë pozitiv.
“Skena politike e Kosovës vazhdon të përpëlitet në rrugën e saj drejt demokracisë dhe forcimit të institucioneve,” – u shpreh Lama teksa theksoi se problemet lidhen ngushtësisht me mungesën e traditës demokratike.
Sipas saj Kosovën e pret një dialog dhe çdo qeveri që do të vijë në pushtet do ta ketë tanimë më të lehtë të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se në administratën amerikane do të jenë personalitete që e njohin mirë çështjen e Kosovës.
Në këndvështrimin e saj vendosja e tarifave për mallrat serbe nuk është domosdoshmërisht një diskurs elektoral dhe reciprociteti nuk është diçka e ngurtë. Tarifat, siç tha Lama, vihen dhe hiqen në varësi të shtetit dhe qëndrimit të tij.
“Si gazetare asnjëherë si kam shërbyer politikë,” – përfundoi Lama ndërkohë që ishte e mendimit se prania e gazetarëve në politik, nëse është për vlerat e tyre, është një plus.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet në Kosovë, të mërkurën përfundon afati për verifikimin e kandidatëve për deputetë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta