Vjosa Osmani uron PS-në për fitoren dhe PD-në për garën zgjedhore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve, por në reagimin e saj nuk i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo ka përgëzuar edhe Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore.
Ndërkohë, Osmani tregon thekson se të gjithë përfaqësuesit politik duhet të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe për bashkëpunimin me Kosovën.
“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Vjosa Osmani.
Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.🇦🇱🤝🇽🇰
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 29, 2021
Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit duke marrë 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori 59 mandate.
Sakaq, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate mori 3 mandate.
Lexoni gjithashtu:
Live Blog: Kandidatët që sigurojnë mandatin e deputetit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit