Vjosa Osmani Presidente e gjashtë i Kosovës

4 Prill 2021 | 19:27

Vjosa Osmani është zgjedhur si Presidente e Kosovës në raundin e tretë të votimit duke siguruar 71 vota nga 61 që ishin të nevojshme. Znj. Osmani do të jetë presidenti i gjashtë i Kosovës.

Nga numërimi i votave në raundin e tretë 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa 71 ishin për znj. Osmani, duke dështuar se përveç deputetëve të LVV ka marrë vota dhe nga LDK.

Në raundin e parë kur duheshin 80 vota, znj. Osmani siguroi vetëm 69 vota pasi 12 ishin të pavlefshme.

Ndërsa në raundin e dytë, Vjosa Osmani mori 67 vota, 11 ishin të pavlefshme kurse 4 vota shkuan për kandidatin tjetër, Nasuf Bejtaj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës, pas përjashtimit nga LDK, Vjosa Osmani garoi bashkë me Lëvizjen Vetëvendosjes duke siguruar fitore bindëse.

Vjosa Osmani, 38 vjeçe, është e diplomuar për drejtësi. Ajo më parë ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës.

E lindur në Mitrovicë, znj. Osmani ka përfunduar studimet master dhe doktoraturë në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Karriera e saj politike ka nisur si aktiviste e LDK-së ndërsa në vitin 2009 ajo u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ajo ka dhënë kontribut për pavarësimin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë.

Vjosa Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake. Prej tre legjislaturash ajo është deputete e Kuvendit të Kosovës që pas zgjedhjes si presidente, automatikisht heq dorë nga mandati i deputetes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026